fbpx

Po mendon që të vendosesh në Zvicër?

Vendosja në një vend të ri nuk ka qenë kurrë e lehtë. Në mënyrë të veçantë nëse po planifikoni të zhvendoseni në Zvicër, ku pengesa e gjuhës dhe burokracia e bën vendosjen në këtë vend stresuese dhe të vështirë.

Është e vështirë, por me përgatitjen e duhur mund të bëhet shumë herë më e lehtë. Kjo është saktësisht ajo që mund të bëjmë për ju.

Ka të ngjarë që tashmë e dini këtë...

Vendi ynë i bukur nuk është vetëm një nga vendet më të bukura për të arritur një cilësi më të lartë jete duke fituar një pagë dhe punë të mirë… por është gjithashtu edhe vendi më i mirë për të jetuar falë bukurisë së tij.

Përveç kësaj, nëse ju pëlqen historia dhe arkitektura ekzotike, do t’ju pëlqejë të jetoni në vendin tonë. Nga Kështjella Chillon e vendosur mbi shkëmbinj dhe sheh drejt Lac Léman dhe drejt Katedrales së Shën Pjetrit në Gjenevë… vendi ynë ka shumë vende të bukura për t’ju ofruar.

Nëse tashmë keni kaluar disa javë apo muaj në Zvicër, ka të ngjarë që keni dalluar arsyen pse vendi ynë është shpallur si një vend paqeje, stabiliteti dhe begatie.

Në fakt, kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse do të vendosni të sistemoheni këtu.

Lexuat pak informacion rreth zhvendosjes në Zvicër...…u përpoqët të aplikoni vetë për leje qëndrimi……filluat të punoni me letrat e nevojshme për t’u zhvendosur këtu...… ndoshta shkuat edhe një hap më tej dhe kërkuat një vend të lirë pune në Zvicër, me shpresën që mund të filloni të jetoni këtu me paqe në mendje duke e ditur që nuk keni nevojë të shqetësoheni për koston jashtëzakonisht të lartë të jetuarit në vendin tonë.

Kjo ju bën të ndiheni tepër të zënë...

Ka shumë gjëra të ndërlikuara të cilat nuk i kuptoni. Dhe nëse jeni nga një vend Anglisht folës, pengesa e gjuhës e bën edhe më të ndërlikuar situatën për ju. Nuk jeni vetëm.

Kjo u ndodhi shumë prej klientëve tanë para se të fillonin të punonin me ne, gjë e cila e bëri procesin e tyre të emigrimit më të lehtë dhe më të shpejtë.

Me ndihmën tonë ju mund ta bëni Zvicrën shtëpinë tuaj të re më shpejt nga sa mundeni me përpjekjet tuaja.

Kur zgjidhni të punoni me ne jeni të sigurt që nuk ka pse të kaloni vetëm nëpër një proces të gjatë dhe të ndërlikuar. Ekipi ynë i ekspertëve Zviceranë të emigrimit do ta largojë gjithë stresin e procesit të zhvendosjes në vendin tonë.

Si agjensi konsultimi për emigrim, është puna jonë, roli ynë, dhe synimi ynë t’ju ndihmojmë të mënjanonin procesin e ndërlikuar të emigrimit dhe t’ju japim paqe të plotë të mendjes.

Për shkak se jemi të sigurt me shërbimet dhe ekspertizën tonë, mund t’ju garantojmë që do të jeni plotësisht të kënaqur me rezultatin që ju sigurojmë.

Për këtë arsye, shumë shpejt do të zbuloni pse ne jemi kaq të sigurt që nuk ka asnjë agjenci tjetër konsultimi për emigrimin në Zvicër e cila mund t’ju ndihmojë më mirë se ne.

Për t’ju ndihmuar të vendoseni në vendin tonë sa më shpejt dhe me lehtësi, këto janë shërbimet që ju sigurojmë ne:

E lehtë. Së pari, arsyeja pse filluam t’i ofrojmë shërbimet tona me një stil anëtarësi është për shkak se vërtet dëshironim t’ju ndihmonim, dhe jo për t’u bërë të pasur. Ne kemi burime të tjera të ardhurash përveç jush, prandaj kemi mundësi t’u ofrojmë shërbimet tona me një çmim të ulët.

Së dyti, e kuptojmë që kostoja e jetës në vendin tonë është shumë herë më e lartë se në shumicën e vendeve. Prandaj ne nuk dëshirojmë t’ju faturojmë shuma të mëdha parash, për shkak se e dimë që do t’ju nevojiten shumë para për nevojat e tjera si akomodimi, transporti, etj.

Kjo është arsyeja pse i ofrojmë shërbimet tona me një çmim të përballueshëm. Dhe tani vjen pyetja e madhe:

Investimi juaj i ulët për anëtarësimin unik në faqen tonë është vetëm 29 CHF në muaj. Më pak se kostoja e një kafeje për ditë! Konsideroni faktin që një çmim prej 29 CHF është hiç asgjë – më pak një e njëqindta e kostos mesatare të të gjitha shërbimeve që ju ofrojmë. Mendoj që ju bini dakord me ne që kjo ofertë është jashtëzakonisht e arsyeshme.

Por ja diçka tjetër më e rëndësishme.

Ajo që vërtet keni nevojë të konsideroni është çfarë po merrni në këmbim të parave të investuara – sepse kjo është shumë më tepër se një anëtarësi.

Ju do të paguani për anëtarësinë tuaj me të njëjtin çmim edhe nëse kontaktoni ekipin tonë dhe ju kërkoni mbështetet disa herë. Gjithashtu mund të jeni të sigurt duke ditur që ne do të bëjmë gjithçka sa më transparente të jetë e mundur.

Për më tepër, nëse nuk jeni të lumtur me shërbimet që ju sigurojmë, thjesht na tregoni. Kur të punoni me ne kënaqësia juaj është 100% e garantuar. Pse të prisësh?

Nëse e ke seriozisht që do të vendosesh në Zvicër, dhe dëshiron ta bësh procesin e emigrimit një përjetim pa stres ka vetëm një gjë që duhet të bësh...

Plotëso formularin më poshtë dhe fillo që sot:

check4you - Membership

Get you Membership today
CHF 29.00 Monthly
  • Pay directly online
Popular

check4you - Membership

Get you Membership today
CHF 34.00 Monthly
  • Register now and pay later

Copyright © 2020 check4you